Aksioni i emërtuar 187 i policisë së Malit të Zi në bashkëpunim me policinë kufitare dhe doganat mundësuan që të konfiskohet dërgesa rekorde dhe të zbulohen dhe arrestohen porositët e narkotikëve illegal.
Policia e Malit të Zi tha të premten se ka konfiskuar mbi një tonelatë kokainë – sasinë më të madhe të drogës të zënë ndonjëherë në këtë shtet
Droga ishte fshehur në një dërgesë me banane.
Policia po ashtu tha se ka arrestuar 2 persona. Bastisja u krye në Mojanovice, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica, transmeton Gazeta Metro.
Sipas portalit malazez Vijesti dogana malazeze në Tivar kishte lejuar që dërgesa e bananeve me kokainën e fshehur të kalonte pas udhëzimeve të policisë malazeze që kanë përcjellë dhe kapur 2 të dyshuarit në kryeqytet.
