• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 16 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi Bankat

Vetëm për 6 muajt e parë të vitit 2021, mbi 500 raste të falsifikimit të parave

J G nga J G
30 July 2021
në Bankat
0 0
0
Vetëm për 6 muajt e parë të vitit 2021, mbi 500 raste të falsifikimit të parave
0
SHPERNDARJE
91
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 40 mijë euro është vlera e parave të falsifikuara, të cilat ishin vënë në qarkullim në tregun e Kosovës vetëm në vitin 2020. Këto të dhëna janë të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë këtij viti janë identifikuar një numër prej 943 kartëmonedhash dhe 2,671 monedhash të falsifikuara, sipas raportit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

Pjesa më e madhe e këtyre kartëmonedhave dhe monedhave, janë konfiskuar nga institucionet financiare, gjatë aktivitetit të tyre të rregullt dhe të njëjtat janë tërhequr nga qarkullimi.

Përgjatë viteve 2019 dhe 2020, sipas BQK-së, ka pasur një rënie e rasteve të kartëmonedhave të falsifikuara, por në 2 vitet e fundit, ka pasur rritje të monedhave të falsifikuara.

Për dallim nga vitet paraprake kur kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë ato të prerjes prej 50 dhe 100 euro, në vitin 2020, kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë ato të prerjes prej 5 euro.

Ndërsa, sa i përket monedhave në vitin 2020 ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar, monedha më e falsifikuar ishte ajo në prerje prej 2 euro.

Për vitin 2021, BQK-ja ende nuk ka pranuar të dhëna nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar këtij institucioni për të marrë të dhëna për këtë vit, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kemi marrë përgjigje.

Deri në 10 vjet burg

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në 10-të vjet.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, dërguar Radios Evropa e Lirë, për veprën penale ‘falsifikim i parave’, në vitin 2020 janë regjistruar 498 raste, ndërsa vetëm në 6-të mujorin e këtij viti, janë evidentuar 508 raste, duke shënuar rritje.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë informacione për vlerën e parave të falsifikuara, të cilat janë konfiskuar gjatë këtyre operacioneve të organeve të rendit.

Por, gjatë këtij viti, në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës, janë raportuar raste të shumta të falsifikimit të parave në Kosovë me vlera të larta.

Vetëm në një rast, policia pati raportuar se ankuesja femër kosovare, punëtore në një bankë në rrugën “Bill Klinton”, ka raportuar se gjatë kontrollit të parave, ka vërejtur se nga persona të panjohur janë deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë nga 500 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara (23×500 =11.500 euro ).

Ndërkaq, gjatë kësaj jave, Policia e Kosovës ka raportuar për konfiskim të 10 mijë dollarëve amerikanë të falsifikuara.

Paratë e falsifikuara në dëm të ekonomisë

Vënia në qarkullim e parave të falsifikuara, thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi paraqet rrezik për ekonominë e çdo vendi.

Bektashi shton, se çdo shtet është i detyruar të parandalojë lëshimin e parave të falsifikuara.

“Efekti kryesor nga paratë e falsifikuara, është se tek njerëzit krijohet një mosbesim nëse ky fenomen merr përmasa më të mëdha. Efekti tjetër në përmasa më të vogla, mund të ndikojë në rritjen e sasisë së parasë në qarkullim, që në mënyrë indirekte mund të shkaktojë rritjen e nivelit mesatar të çmimeve. Problemi tjetër është se në treg gjenden më tepër para që nuk janë të lëshuara nga institucionet emetuese të parave”, thotë Bektashi.

Teknologjia e detektimit të këtyre parave të falsifikuara, shton profesor Bektashi është në nivel të lartë, pasi që aparaturat e ndryshme që posedojnë bankat në mënyrë të thjeshtë i vërtetojnë paranë e falsifikuara

“Është e pamundur që paraja e falsifikuar t’i ketë të gjitha masat mbrojtëse që i ka paraja origjinale”, shton Bektashi.

Si të mbroheni nga paratë e falsifikuara

Banka Qendrore e Kosovës tregon për tiparet e sigurisë të kartëmonedhës 5 euro, kartëmonedhë kjo e cila është më e falsifikuara në Kosovë.

Kartëmonedhat euro janë prodhuar me një teknologji të sofistikuar të shtypjes. Ato përmbajnë disa veti të sigurisë, teknologjisë më të lartë. Kjo i bën të dallohen lehtë nga ato të falsifikuara.

BQK-ja thotë se e tëra që duhet të bëhet është “ta ndjeni, shikoni dhe ta lëvizini kartëmonedhën”.

Tags: EuroFalsifikimParat
Postimi i mëparshëm

Shkencëtari kosovar nga Britania: Varianti “Delta” mund të prekë edhe të rinjët

Postimi tjetër

Abdixhiku:“Open Balkan” para se të jetë projekt ekonomik është projekt politik

Të ngjajshme Postime

Banka Botërore: Lufta në Ukrainë do të shkaktojë goditjen më të madhe të çmimeve në 50 vjet
Bankat

Banka Botërore: Lufta në Ukrainë do të shkaktojë goditjen më të madhe të çmimeve në 50 vjet

28 April 2022
BQK-ja njofton se alarmi i ndezur sot ka ndodhur nga një problem teknik
Bankat

BQK-ja njofton se alarmi i ndezur sot ka ndodhur nga një problem teknik

11 January 2022
Kryeministri Kurti paralajmëron ngritje të buxhetit për 9% këtë vit
Bankat

Kryeministri Kurti paralajmëron ngritje të buxhetit për 9% këtë vit

29 October 2021
Mehmeti: Rënia ekonomike për vitin 2020 do të jetë 7.2%
Bankat

Mehmeti: Rënia ekonomike për vitin 2020 do të jetë 7.2%

22 December 2020
Shoqata e Bankave: Institucionet e sigurisë të veprojnë me shpejtësi ndaj sulmeve të bankave
Bankat

Shoqata e Bankave: Institucionet e sigurisë të veprojnë me shpejtësi ndaj sulmeve të bankave

20 November 2020
Bankat në Kosovë gjatë korrikut kanë miratuar kredi në vlera rekorde
Bankat

Bankat në Kosovë gjatë korrikut kanë miratuar kredi në vlera rekorde

10 September 2020
Postimi tjetër
Abdixhiku:“Open Balkan” para se të jetë projekt ekonomik është projekt politik

Abdixhiku:“Open Balkan” para se të jetë projekt ekonomik është projekt politik

Lajmet e fundit

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

15 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu