Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se alarmi i ndezur sot në mëngjes, ka ndodhur për shkak të një problemi teknik, përcjell InLajmi.
Gjithashtu BQK-ja ka sqaruar se Policia e Kosovës, e cila me ndezjen e alarmit ka shtuar praninë e forcave të sigurisë, tani që u evidentua problemi teknik, ata janë larguar sepse nuk është vlerësuar si rrezik për sigurinë e instutucionit.
Tutje BQK-ja ka informuar se problemi teknik nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e punëve të instutucionit.
Njoftimi i plotë i Bankës Qendrore të Kosovës:
Ju njoftojmë se alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit, ka ndodhur shkaku i një problemi të vogël teknik.
Ndërkohë, policia sipas vlerësimeve të tyre ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar, pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit.
Me këtë rast, duam të ju informojmë se problemi teknik nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e punëve të BQK-së. /InLajmi/