Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku nesër e nis rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Sadiku do të përballet me Caroline Dubois nga Britania e Madhe sonte pas mesnate
Ky meç parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë, përcjell Gazeta Express.
Kosova në Tokio 2020 deri tash i ka fituar 2 medalje të arta, të 2 në xhudo, kurse Donjeta Sadiku do të synojë ta dërgojë në 3 numrin e medaljeve olimpike nga kjo Olimpiadë.