Memli Krasniqi, i pri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve në aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në orët e hershme në Brod të Kroacisë, përcjell InLajmi.

“Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci të një autobusi me bashkëatdhetarë që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Krasniqi përmes rrjeteve sociale.
Ndërkohë, ka falenderuar autoritetet kroate që po bëjnë gjithçka për t’iu gjendur pranë të aksidentuarve.

Postimi i plotë i tij:
Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci të një autobusi me bashkëatdhetarë që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.
Gjithashtu, falënderoj autoritetet kroate që po bëjnë gjithçka për t’iu gjendur pranë të aksidentuarve./InLajmi/




















