I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Brod të Kroacisë, përcjell InLajmi.
Abdixhiku, lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ku deri më tash është raportuar se kanë mbetur të vdekur 10 persona, dhe 45 të lënduar, ka thënë se është ditë e rëndë për Kosovën.
“Jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkëatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci.
Në ditë si këto, fjalët humbin.
Falenderoj gjithë autoritetet kroate, Kryeministrin Plenkoviq, Ministrin e Brendshëm e atë të Shëndetësisë që me përkushtim të plotë kanë ofruar gjithë kujdesin e tyre atje”, ka shkruar në rrjetet sociale, Abdixhiku, derisa ka shtuar se lutet që të ketë sa më pak viktima.
Postimi i plotë i tij:
Ditë e rëndë për Kosovën!
Jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkëatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci.
Në ditë si këto, fjalët humbin.
Falenderoj gjithë autoritetet kroate, Kryeministrin Plenkoviq, Ministrin e Brendshëm e atë të Shëndetësisë që me përkushtim të plotë kanë ofruar gjithë kujdesin e tyre atje.
Po presim me ankh të gjithë. Jemi me mendje e zemër me familjet e atyre që ishin udhëtarë në këtë rrugëtim të dhimbshëm. Lutemi për sa më pak viktima në këtë ditë tragjike për Kosovën./InLajmi/