Rastet e dhunës veç po rriten në vendin tonë, përcjell InLajmi.
Në Prishtinë, dje, rreth orës 11:04 një grua, shtetase e Shqipërisë, ka njoftuar Policinë se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.
Tutje, është njoftuar se 2 palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë, 24.07.2021-11:04. Viktima femër shtetase e Shqipërisë, ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./InLajmi/