Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi pas fitorës së medaljes së artë në Lojërat Olpike ka mbajtur konferencë për media së bashku me xhudistet e tjera, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj konferencë Distria ka thënë se Kosova nuk do të kthehet nga Tokio vetëm me medaljen e saj, pas që ka 11 përfaqësues dhe se beson që do të arrin edhe ndonjë medalje tjetër.
“E di që Kosova nuk do të shkojë e vetëm me medaljen time në shtëpi, jemi 11 kandidatë nga vendi ynë për në Tokio, Kosova do të ketë edhe ndonjë medalje tjetër. Unë jam shumë e lumtur. Fitoren ia dedikoj vendit tim, trajnerit, ekipit dhe gjithë Komitetit Olimpik si dhe familjes sime”.
Sa i përketë pjesës ku ka fituar, Krasniqi ka thënë se nuk e ka besuar, vetëm ka mbyllur syt dhe është shtrirë për toke.
“S’e kom besu që u kry kjo ditë, krejt çka dijë është se jam shtrirë dhe i kam mbyllur sytë, nuk mu besojke. Ka qenë kjo ditë kaq me rëndësi që e kam pasur për mua për tërë jetë”, ka thënë ajo. /InLajmi/