Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka uruar për fitorën në Lojërat Olimpike në Tokio 2020, xhudistën kosovare Distria Krasniqin, përcjell InLajmi.
Distria Krasniqi ka arritur që të fitojë medaljen e artë në këto lojëra, dhe pas kësaj këngëtarja kosovare ka shkruar se Distria ka lënë gjurmë në Tokio2020.
“Urime, Distria Kosova lë gjurmë në ‘Tokia 2020’. Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë olimpike”, ka shkruar Rita Ora. /InLajmi/