Mali i Zi ka ashpërsuar masat e koronavirusit, për shkak të rritjes së rasteve të reja, të paktën deri më 2 gusht.
Autoritetet njoftuar se do mbyllen klubet e natës dhe diskotekat, si në ambiente të hapura, ashtu edhe në të mbyllura. Po ashtu do të ndalohen koncertet dhe çdo tubim masiv.
Nga 2 gushti, qëndrimi në ambiente të brendshme të hoteleve do të lejohet vetëm për qytetarët që kanë test negativ për koronavirusin, konfirmim se janë vaksinuar me së paku dozën e parë të vaksinës ose dëshmi se janë shëruar nga koronavirusi, tha Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi.
Ministria e Shëndetësisë tha se masat janë ashpërsuar për shkak të mosrespektimit të tyre, veçanërisht në qytetet bregdetare, përcjell A2CNN
Sipas të dhënave të fundit, në Mal të Zi janë 480 raste aktive me koronavirus, 136 prej tyre në qytetin turistik të Budvës. Aktualisht, turistëve të huaj u lejohet hyrja në Mal të Zi pa test PCR ose certifikatë vaksinimi.