Distria Krasniqi është sportistja e parë e Ekipit Olimpik të Kosovës, e cila fillon garën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Distria do të nisë garën në disiplinën 48 kg, nga ora 04:00 e mëngjesit të ditës së shtunë sipas kohës në vendin tonë, apo 11:00, me orën lokale në Tokio.
Ajo ka fituar normën olimpike për të përfaqësuar Kosovën, bashkë me 4 xhudistët e tjerë dhe 11 sportistë gjithsejë, përcjell Lajmi.net.
Të dielën, garën do ta vazhdojë Majlinda Kelmendi, shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notarja Eda Zeqiri.