Ka filluar implementimi i projektit “Përfshirja e Grave në Tavolinën e Negociatave”, që synon përfshirjen dhe lehtësimin më të madhe të grave më vendimmarrje, raporton InLajmi.
Rreth kësaj çështje, shefi i zyrës së BE-së Tomas Szunyog, ka thënë së barazia është një nga 5 vlerat me të cilat është formuar unioni, prandaj e roli i grave në vendimmarrje është tejet i rëndësishëm.
“Barazia është një nga 5 vlerat në të cilat është formuar Bashkimi Evropian, duke fuqizuar edhe rolin e grave. Pikërisht kjo është një nga zotimet tona për të ngritur lart këtë çështje”.
Reyes Charle, menagjere në këtë iniciativë ka thënë se tha se ky projekt është i një rëndësie të madhe dhe se gratë duhet të fuqizohen edhe më shumë.
“Është një moment i vështirë për të filluar këtë projekt, për shkak të pushimeve por që realizimi i këtij projekti ka ide të vlefshme dhe shumë të rëndësishme”. /InLajmi/