Në Prishtinë, dje janë shënuar disa raste të dhunës.
Derisa në një rast prishtinasi sulmon gruan dhe 2 fëmijët, rasti i radhës që ka ndodhur ka qenë rreth orës 10:30, ku është arrestuar një burrë nga Policia e Kosovës, përcjell InLajmi.
Kjo për shkak se ai ka sulmuar me thikë vëllanë dhe motrën e tij, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Tutje u njoftua se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Prishtinë 16.07.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosvar, pasi që kishte sulmuar me thikë vëllain dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InLajmi/