Një 51-vjeçar ka vdekur në Studeçan të Suharekës, pasi u gjet i varur në litar nga familjarët e tij, përcjell InLajmi.
Ky rast ka ndodhur sot rreth orës 15:00. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se rasti është e cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar. Kjo po cilësohet si vdekje e dyshimtë”, tha Osmanollaj./InLajmi/