Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se janë ndarë nga komuna 5.000 euro për qytetarët të cilët dyshohen se janë helmuar nga uji, përcjell InLajmi.
I pari i Deçanit ka thënë se unanimisht kanë votuar për ndarjen e kësaj shume e cila do të i dedikohet personave të cilët janë prekur nga helmimi dhe për nevojat e terapisë.
Postimi i plotë i tij:
Me propozimin tim, sot kemi mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për ndarjen e shumës në vlerë prej 5000€, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit!
BR /InLajmi/