Eliminimi i Francës nga “Euro2020” që në fazën e 1/8-ave u pa nga kritikët dhe tifozët francezë si dështim nga çdo këndvështrim. Kampionët e botës në fuqi, që ishin edhe pretendentët kryesor me disa nga yjet e momentit në kontinent, si Mbappe, Benzema apo Kante e Varan, zhgënjyen jo vetëm përballë Zvicrës por me gjithë paraqitjen e tyre.
Trajneri Didier Deschamps është i akuzuari i parë. Në konferencën për shtyp pas humbjes ai tha: “Marr përsipër përgjegjësitë e mia”.
Një nga emrat më të përfolur për të ardhur në krye të gjelava ishte ish-trajneri i Real Madrid dhe një nga futbollistët më të mirë francez, Zinedin Zidane. (KLIKO) Mirëpo, duket se pavarësisht të gjithave Deschamps do të mbetet në krye të Francës edhe për Kupën e Botës 2022. Kjo u konfirmua nga presidenti i federatës franceze të futbollit Noel Le Graet në një intervistë për “Le Figaro”, përcjell News-31.com
“Ai do të jetë trajneri i Francës në Katar, çështja u zgjidh brenda 3 minutash – shpjegoi ai – dëshira e tij për të vazhduar është shumë e fortë dhe e imja ishte gjithashtu. Nuk kishte diskutim.”-tha ai.