Çfarë është sëmundja e Alzheimer-it? –
Perimet me gjethe jeshile, arrat, manaferrat, fasulet, drithërat, peshku, pula, vaj ulliri dhe vera janë konsideruar si ushqime shumë të shëndetshme për trurin.
Dieta përmban fasule çdo ditë, pulë 2 herë në javë dhe peshk një herë në javë. Të gjitha këto ushqime janë të pasura me proteina dhe me pak yndyrna të ngopura, duke i bërë ato efektive për shëndetin tuaj të përgjithshëm, si dhe për shëndetin e trurit.
Ja si do të funksionojë dieta:
Do t’ju nevojitet sallatë, perime dhe 3 racione drithërash çdo ditë. Veçanërisht sugjerohet lakër brukseli dhe spinaq, të cilat janë të pasura me vitamina B6 dhe B12.
Arrat dhe manaferrat: janë gjithashtu ushqime ideale, të 2-ja lidhen me funksionimin e shëndetshëm të trurit.
Boronicat dhe luleshtrydhet: mund të ngadalësojnë simptomat e lidhura me Alzheimer. Efekti pozitiv i këtyre ushqimeve i detyrohet përmbajtjes së shtuar të acidit folik, vitaminës B6, thiaminës, të cilat nga ana e tyre ndikojnë në përmirësimin e furnizimit të trurit me gjak.
Vera: Disa studime tregojnë se vera ndikon në pëmirësimin e shëndetit të trurit dhe ndihmon në mbrojtjen kundër Alzheimerit. Por çelësi është moderimi. Përkatësisht një gotë në ditë për gratë dhe 2 për burrat. Jo më shumë se kaq sepse të ketë efekte negative për shëndetin e trurit. Nga të gjitha pijet alkoolike, vera e kuqe është ajo me rezultatet më të favorshme. Hulumtimet tregojnë se vera e kuqe mund të ngadalësojë plakjen, përcjell Gazeta Shëndeti.al.com.
Vaji i ullirit: Është i shijshëm në sallatë, makarona, perime të ziera dhe cdo gjë tjetër të gatuar me të. Studimet tregojnë gjithashtu se përmirëson funksionimin e trurit për një kohë të gjatë.