Ish-ministri i drejtësisë, Selim Selimi reagon në lidhje me shkarkimin e Valdete Dakës prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në Facebook tha në që këtë kohë të kapjes së shtetit dhe institucioneve të pavarura nga VV, kur shkarkohen zyrtarët dhe kur planifikohen shkarkimet për qëllime politike të kontrollës dhe shtypjes, shpëtimi është te LDK.
Selimi tha që Lumiri si kryetar i partisë por edhe Vjosa si Presidente duhet të tregojnë se nuk janë vegël e VV, ai duhet të japë nënshkrimet për referim të çështjes Daka në Kushtetuese e Presidentja nuk duhet ta bllokojë nëse beson fuqishëm se ka vepruar sipas kushtetutës.
“Në këtë kohë të kapjes së shtetit dhe institucioneve të pavarura nga VV, kur shkarkohen zyrtarët dhe kur planifikohen shkarkimet për qëllime politike të kontrollës dhe shtypjes, shpëtimi është te LDK. Edhe Lumiri si kryetar i partisë por edhe Vjosa si Presidente duhet të tregojnë se nuk janë vegël e VV. Lumiri duhet të japë nënshkrimet për referim të çështjes Daka në Kushtetuese e Presidentja nuk duhet ta bllokojë nëse beson fuqishëm se ka vepruar sipas kushtetutës. Le të vendos arbitri kulmor, Gjykata Kushtetuese”, tha Selimi . /InLajmi/