Nëse e keni idenë se çfarë qeni do të merrni, sa mirë për ju. Sidoqoftë, nëse do të merrni një qen për herë të parë, duhet të keni parasysh disa faktorë të rëndësishëm në mënyrë që të përshtateni më mirë me katërputroshin tuaj.
Kur merrni një qen për herë të parë, raca ka rëndësi. K9OfMine, një program për trajnimin e qenve, thekson se raca të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Temperamenti i tyre ndryshon, ndaj nëse p.sh. keni një ambient të vogël, nuk ju këshillohet të merrni qen të mëdhenj dhe shumë energjikë që kanë nevojë për hapësirë të bollshme.
K9OfMine ka hartuar një listë me qentë më të përshtatshëm për ju në rast se është përvoja e parë me një kafshë shtëpiake. Lista bazohet te niveli i energjisë, lloji i qimeve, sa miqësorë janë dhe sa lehtë mund të trajnohen.
1. Shih Tzu
2. Pug
3. Cavalier King Charles Spaniel
4. Whippet
5. Greyhound
6. Labrador Retriever
7. Golden Retriever
8. Bernese Mountain Dog
9. Great Dane
PitPat, një website për kafshët, rendit si qen të përshtatshëm edhe:
10. Maltese
11. Papillon
12. Poodle
13. Bichon Frise