Kanë mbetur edhe pak ditë para rinisjes së dialogut, përkatësisht takimit të parë të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës e presidentit të Serbisë.
E në prag të takimit të parë mes 2-shes Kurti – Vuçiq, është riaktualizuar tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kryeministri kosovar vlerëson se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.
Ditë më parë në një deklarim para mediave, Kurti tha se për asociacionin ekziston edhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese që e sqaron.
Ndërkohë nga BE në një përgjigje për T7 kanë thënë se, Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 lidhur me Asociacionin, vazhdimisht po interpretohet keq.
Brukseli Zyrtar pret që Qeveria e Kosovës të propozojë një rrugë për të zbatuar marrëveshjen.
Ata që përcjellin dialogun për vite, vlerësojnë se pala kosovare në raport me asociacionin ka 2 mundësi që mund të ndjek.