Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë për programin e qeverisë është një kontratë në mes të këtyre ministrave që po mungojnë por edhe janë të pranishëm, raporton InLajmi.
“Ky është një program që është një kontratë në mes të këtyre ministrave që po mungojnë por edhe këtyre që janë këtu me ju të financuar nga buxheti që e financoni ju. Ju do të na kritikoni neve opozitën se pse nuk kemi qenë këmbëngulës e më kritik ndaj këtij program. Ju do të na fajësoni neve sepse nuk e paraqet interesin e qytetarëve”, ka deklaruar Ismaili.
Ndër të tjera Ismaili ka yhënë se qytetari kur ta lëxon këtë program nuk e ka të qartë se kur fillon apo mbaron një projtekt.
“Qytetari kur e lexon këtë program nuk e ka të qartë se kur fillon dhe kur mbaron një projekt, nuk e kanë të qartë me çfarë buxheti, dhe impaktin që do ta ketë në jetën e tyre. Ky nuk është një plan konkret dhe nuk ka afate kohore. Qeveria e ka zgjedhur një program për të i ikur transparencës dhe llogaridhënies”, tha ai.
Tutje deputeti i PDK-së ka thënë se Kurti duhet ta tërheq programin qeverisës.
“Nuk janë fjalime që priten nga ju. Qe veç me dal dhe me marrë kohë. Më së shumti po e pësojnë familjet që nuk kanë mjete që fëmijëve të ju japin orë shtesë dhe mësim shtesë. Qysh me e pranu një program që nuk flet asgjë as për gjendjen në arsim. Po apleoj edhe tek kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci që t’i përmirësojë këto gabime. Unë për veti qysh sot e kisha tërheq për këtë gabim. Do të vuajnë gjeneratat. Le te çon gishtin dikush këtu dhe të flet se sa po pësojnë humbje fëmijët në mësim gjatë kësaj kohe”, ka thënë ai. /InLajmi/