Familjaret e kanë gjetur djalin e tyre pa shenjë jetë i varur me litar në shkallët e katit të dytë të shtpisë së tij në Malishevë, përcjellë InLjami.
Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, ku sipas tij familjaret menjherë e kanë dërguar viktimën në QKMF ndërsa në vendin e ngjarjen javë dalë Policia e Kosovës.
“Me datë 05.04.2021 rreth orës 13:00 nga QKMF-Malishevë, Stacioni policor ne Malisheve është informuar se nga familjaret e tij, ishte sjellur viktima e pa shenja jete. I njejti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar ne shkallet e katit te dytë te shtepisë se tij. Patrullat policore, dhe njesia e hetimeve rajonale- Gjakove jane dal ne vendin e ngjarjes dhe jane duke u marre me rastin. Ështe informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, trupi i pa jetë, dergohet ne mjeksin ligjore per obduksion”, ka deklaruar Xhurkaj. /InLajmi/