Nora Gjakova ka siguruar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kampionia e Evropës 2018, do të luftojë në finale me gjeorgjianen Eteri Liparteliani, kategoria deri në 57 kilogramë.
Deri në finale Nora shënoi katër fitore. Mposhti Mariia Skoran e Ukrainës, Sabrina Filzmoser të Austrisë, Marica Perisicin e Serbisë, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi ndaj sllovenes, Kaja Kajzer.
Gara është e vlefshme për pikë Olimpike Tokio 2020.
Ekipi i xhudos po përfaqësohet në Tbilisi edhe me Akil Gjakovën, Loriana Kukën e Laura Fazliun.