Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog duke thënë se mirëpret zgjedhjen e deputetëve të rinjë të Kuvendit, përcjellë InLajmi.
Tomas Szunyog në një postim të tij në Twitter ka shtuar se deputetët duhet të bashkohen për objektiva të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet e ngutshme për Kosovën .
“Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës. Është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet e ngutshme për Kosovën. Shpresoj të shoh një Kuvend funksional… dhe konsensus politik për agjendën evropiane dhe të gjitha çështjet me interes të qytetarëve. Më të fortë së bashku”, shkruan Szunyog. /InLajmi/