Ish-futbollisti i Llapit, Hajdin Salihu ka lënë Kombëtaren e Kosovës për Kombëtaren e Shqipërisë, përcjellë InLajmi.
Futbollisti kosovar, Salihu, ka marrë një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë U21.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi kroat NK Lokomotiva – Zagreb ku edhe luan për momentin Salihu.
Në njoftim thuhet se Hajdin Salihusi si 19 vjeçar ka luajtur shumë mirë në debutimin e tij të parë për këtë ekip. /InLajmi/