Pas takimit me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani, Rasim Demiri nga koalicioni Vakat, tha se gjithmonë kanë qenë për formimin e institucioneve të reja, raporton InLajmi.
Rasim Demiri gjatë këtij takimi ka paraqitur edhe kërkesën e tyre të parë në lidhje me krijimin komunave boshnjake, që sipas tij kjo kërkesë nuk është kusht.
“Kërkesa për krijimin e komunave boshnjake është akoma dhe nuk është diçka e re. Kjo është kërkesa e parë por nuk është kusht”, tha ai.
Demiri ndër të tjera tha se kanë lënë edhe një takim tjetër me Kurtin për të marrë disa vendime. Ai tha se nuk kanë biseduar për pozita në Qeverinë e re.
“Sot kemi pasur një takim me kryeministrin e ardhshëm Kurtin dhe u.d e presidentës Osmani. Falënderojmë Osmanin për interesimin e saj për komunitetin boshnjak. VAKAT gjithmonë ka qenë për formimin e institucioneve. Besojmë që edhe tash do të bëjmë njëjtë. Nuk kemi diskutuar diçka konkrete për pozita. Por kemi pasur disa kërkesa dhe kemi lënë edhe një takim me kryesministrin që të marrim disa vendime”, tha Demiri.
“Nuk kemi folur për vota, por programin për komunitetin që edhe vet Kurti është i interesuar. Javën e ardhshme po presim tri votime të rëndësishme. Ne kemi edhe një takim më kryesministrin dhe për një ose dy ditë do të mirret vesh se cfarë kemi me bë”, shtoi ai. /InLajmi/