Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes nga koronavirusi në vend, përcjellë InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur IKSHPK në raportin 24 orësh të publikuar lidhur me situatën e pandemisë në vend.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, rastet e reja të vdekjes për 24 orë janë nga komunat : Ferizaj me 3 raste të vdekjes,
Prizreni po ashtu shënon 3 raste të personave të cilët e kanë humbur betejën me koronavirus.
Ndërsa Prishtina dhe Podujeva janë vendet të cilat për 24 orë e kanë humbur nga një person si pasojë e pandemisë Covid-19.
Ndërkaq mosha më e re shënohet në Ferizaj, ku një person 57 vjeçar ka vdekur nga koronavirusi.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Qe nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 1.682 raste të vdekjes nga koronavirusi. /InLajmi/




















