Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti, sot ka takuar Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani si dhe me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, përcjellë InLajmi.
Ai ka njoftuar se do mbesin në fuqi masat e njejta anti-covid.
Sipas tij Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil si dhe njofton se deri në fund të muajit pritet të arrijë kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve.
Ata apeluan qytetarët që respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale./InLajmi/