Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, raporton InLajmi
Takimi është zhvilluar në zyrën e kryetarit Haziri. Më pas shefi i BE-së do të vizitojë edhe disa projkete të financuar nga kjo zyrë.
Kreu i Gjilanit, një ditë më parë zyrtarizoi kandidaturën e tij për të parin e LDK-së.
“Ju njoftojmë se kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars) në orën 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së në nivel qendror.
Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e shtypit të z. Lutfi Haziri, në selinë e LDK-së në Gjilan”, shkruante komunikatë. /InLajmi/