SHFMU “Meto Bajraktari” në Prishtinë nga nesër kalon në mësim në distancë pasi IKSHPK ka konfirmuar praninë e COVID-19 te 4 mësimdhënës të shkollës, si dhe 8 nxënës dhe 2 punëtoreve teknike.
Task-Forca e Shkollës, ka mbajtur takim urgjent online dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe në bazë të udhëzimeve të Protokollit, që të parandalohet shpërndarja mëtutjeshme e COVID-19, ka vendosur që nga nesër mësimi i rregullt nga skenari A dhe B të kalojë në Skenarin C, për dy javë, deri më 25.03.2021, njofton Klan Kosova.
”Task Forca e Shkollës ka hartuar planin për vijimin e mësimit online përgjatë këtyre dy javëve. Klasat parafillore do ta mbajnë mësimin online sipas platformës online, të plotësuara dhe përcjella me takimet online të mësueseve me nxënës, por edhe me mbikëqyrjen e prindërve me orarin si vijon:
– Klasat e para 17:30-19:00;
– Klasat e dyta 12:45-14:25;
– Klasat e treta 13:35-15:15;
– Klasat e katërta 13:50-15:30;
– Klasat e pesta 14:05-15:45;
– Klasat e gjashta dhe shtata 10:30-13:06;
– Klasat e teta dhe nënta 07:30-10:06.
Rekomandohet që të gjithë nxënësit të ndjekin E-mësimin përmes kanalit RTK 4. I gjithë procesi i mësimdhënies dhe mësim-nxënies do të përcillet përmes E-shkollorit dhe takimeve virtuale me mësimdhënës e në bashkëpunim me prindërit.
Si rezultat i ngritjes së numrit të personave të diagnostikuar me COVID-19, të gjithë mësimdhënësit dhe fëmijët e SHFMU “Meto Bajraktari” rekomandohet të hyjnë në izolim në dy javët e ardhshme sipas rekomandimeve të IKSHP-së.
Për çdo ndryshim do t’ju informojmë me kohë”, thuhet në një postim të Task Forcës së SHFMU “Meto Bajraktari” në facebook.