Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova është shprehur i pakënaqur me heshtjen e partisë së tij, kur kanë mbetur vetëm edhe 8 ditë deri në mbajtjen e Kuvendit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie, përcjellë InLajmi.
Rugova theksoi se garda e vjetër e LDK-së nuk e ka synim fuqizimin e kësaj partie, por vetëm interesin e ngushtë personal.
Postimi i plotë i tij:
Edhe 8 ditë deri në Kuvendin zgjedhor dhe akoma vazhdon heshtja dhe terri. Një marrëveshje në tavolinë nuk është reformë, por është marrëveshje për ndarje pushteti, sistemim interesash të klaneve të ndryshme në stilin kush i pari, kush i dyti, ku jam unë dhe ku është ai tjetri. Garda kanceroze që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë, sepse nuk e kanë synim fuqizimin e LDK-së, por vetëm interesin e ngushtë të tyre. Si nuk kanë turp këta njerëz? A ngopen ndonjëherë? /InLajmi/