• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 1 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kosovë, cilat janë mungesat e sigurimeve shëndetësore kundër Covid-19?!

J G nga J G
6 March 2021
në KRYESORE
0 0
0
Kosovë, cilat janë mungesat e sigurimeve shëndetësore kundër Covid-19?!
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Paracetamol, favipiravir, fraksiparina, enoksaparin, remdesivir, lactoferrina dhe vitamina të ndryshme, janë disa nga ilaçet që kërkohen për mjekimin e koronavirusit.

Të gjitha këto ilaçe kanë një kosto. Çmimet e tyre sillen nga 0.50 euro deri në 50 euro.

Trajtimi i sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, zgjat 2 deri në 3 javë, e në disa raste edhe më gjatë.

Por, pa sigurime shëndetësore, si po e tejkalojnë qytetarët në Kosovë infektimin me këtë virus?

L.K (emër i njohur për redaksinë), punon në një kompani private dhe nuk ka sigurim shëndetësor.

Ajo tregon për Radion Evropa e Lirë se është prekur nga Covid-19 tre muaj më parë dhe se shpenzimet kanë qenë pothuajse të papërballueshme për xhepin e saj.

Shërimi nga Covid-19, thotë se i zgjati 2 javë.

“I jam nënshtruar një terapie që kanë qenë shumë e shtrenjtë për xhepin e secilit qytetar të Kosovës, që jeton me një pagë. I gjithë trajtimi më ka kushtuar 1.100 euro. Me pagën time ka qenë e pamundur t’i mbuloj të gjitha shpenzimet. Jam detyruar të huazoj para nga shoqet”, tregon ajo.

Që prej 13 marsit të vitit 2020, Kosova ka regjistruar mbi 71.000 raste me koronavirus.

Trajtimin e sëmundjes Covid-19, e ka vështirësuar edhe më shumë mungesa e sigurimeve shëndetësore, thotë Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës.

“Mungesa e sigurimeve shëndetësore ka treguar se qytetarët nuk janë të mbrojtur nga rreziqet financiare që mund t’i kenë nëse kanë sëmundje dhe këtë më së miri e ka dëshmuar pandemia Covid-19, pasi shumë qytetarë janë detyruar të paguajnë shuma marramendëse për t’u trajtuar nga sëmundja e Covid-19 dhe shteti nuk ka arritur t’i mbulojë këto”, tha Kodra për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se jo të gjithë qytetarët kanë mundur të marrin mjekimin e duhur, për shkak të pamundësisë për të paguar të gjitha medikamentet që u janë përshkruar nga mjekët.

“Disa pa ja dalin me 100 telashe, disa nuk po ja dalin fare. Njerëzit që jetojnë me më pak se 1 euro në ditë e kanë të pamundur të trajtohen nga kjo sëmundje”, thotë ai.

Kosova mbetet shteti më i varfër në rajon, duke luftuar me nivele të larta të varfërisë dhe papunësisë masive.

Vlerësohet se 18% e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë me 45 euro në muaj dhe 5.1% e popullsisë nën vijën e varfërisë ekstreme me nën 1.90 dollarë amerikan në ditë.

Këto të dhëna janë të paraqitura në raportin e fundit të progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.

Rreth 18% e popullsisë nuk kërkon shërbime mjekësore

Niveli i lartë i varfërisë dhe papunësisë, sipas këtij raporti, ka bërë që rreth 18% e popullsisë në Kosovë të mos kërkojë shërbime mjekësore në rast të përballjes me ndonjë sëmundje.

Në Raportin e fundit të progresit, të Komisionit Evropian, publikuar në vitin 2020, ishte theksuar se Kosova nuk ofron sigurim shëndetësor universal dhe shpenzimet nga xhepi për shëndetin mbeten të larta.

Ku mbetën sigurimet shëndetësore?

Kosova nuk ka sigurime shëndetësore, ani pse në vitin 2007, ishte miratuar Ligji për këtë çështje, por, që asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi, pasi shefi i UNMIK-ut në atë kohë, nuk e kishte nënshkruar këtë Ligj.

Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishin qeveritë që e tërhoqën ligjin për shkak të implikimeve buxhetore.

Kuvendi i Kosovës arriti ta miratojë Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014, mirëpo as ky ligj nuk ka gjetur zbatim deri tash.

Zbatimit të këtij ligji ishte parashikuar se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajve, gjatë së cilës do të mblidheshin premiumet (fondet).

Mbledhja e fondeve, ishte paralajmëruar të nisë që nga 1 korriku i vitit 2017. Atë kohë ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës 17 milionë euro, derisa më pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës.

Prej atëherë çështja e sigurimeve shëndetësore ka mbetur pezull.

Në Kosovë, disa qytetarë janë të siguruar përmes kompanive private, të cilat ofrojnë sigurime shëndetësore.

 

Tags: Besim KodraKoronavirusSigurimet Shendetesore
Postimi i mëparshëm

Menagjimi i Pandemisë duhet të jetë prioritet

Postimi tjetër

Naser Rugova: Si nuk kanë turp garda e vjetër e LDK-së?!

Të ngjajshme Postime

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
KRYESORE

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Postimi tjetër
Naser Rugova: Si nuk kanë turp garda e vjetër e LDK-së?!

Naser Rugova: Si nuk kanë turp garda e vjetër e LDK-së?!

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu