Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur specialisti i oftalmologjisë, Iskender Çitaku, përcjellë InLajmi.

Siç bëhet e ditur Çitaku specializimin e Oftamoligjisë e kishte përfunduar në në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, ku ishte kthyer të punontë në Kosovë.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më miqve dhe kolegëve të tij.
Postim i i plotë nga Oda e Mjekëve të Kosovës:
Ndahet nga jeta Dr. Iskender Çitaku.
Dr.Çitaku ka qenë specialist i oftalmologjisë. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1968. Pas diplomimit punësohet si mjek i përgjithshëm në spitalin dhe shtëpinë e shëndetit në Prishtinë. Pastaj vazhdoi specializimin në Shkup, në vitin 1975 mori titullin specialist i oftalmologisë. Pasi kreu specializimin është kthyer në shtëpi të shëndetit ku ka punuar deri në vitin 2006 kur dhe është pensionuar.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. /InLajmi/





















