Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka reaguar pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit, teksa ka thënë se ky veprim është i vonuar nga ana e tij, përcjellë InLajmi
Salihej e cilëson se Mustafa po e lë partinë e shkatërruar dhe askush nuk e ka shkatërruar më shumë partinë sesa ai.
Postimi i plotë i tij:
Dorëheqja e Isa Mustafës tepër e vonuar, po e lë LDK-në të shkatërruar, të poshtëruar e të fyer jashtë mase. E arriti qëllimin e tij.
Askush deri më tash nuk ka mundur ta shkatërrojë LDK-në dhe trashëgiminë rugoviane sa Isa Mustafa.
Lufta jonë tash duhet të bëhet që të mos na e lërë trashëgimtar ndonjë të përkëdhelur të tij, i cili do ta vazhdonte veprën e tij të keqe./InLajmi/