Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se teksa numërimi i votave po shkon drejt fundit, mund të konstatohet se fitues i zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje, përcjell InLajmi
Pacolli shtoi se në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin.
Ai poashtu ka falënderuar qytetarët që treguan standard të lartë në këtë proces zgjedhor dhe se pas çertifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re.
Postimi i plotë i tij:
Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re./InLajmi/