Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me vërejtjet e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosçertifikimin e listës zgjedhjeve të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton InLajmi
Ardita Dushi, Kandidate për deputete nga radhët e LDK-së, ka thënë se Vjosa Osmani e ka kërcënuar KQZ-në.
Madje ajo ka shtuar se Osmani e ka bërë këtë për favorizimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Tutje, sipas saj kjo është “ndërhyrje flagrante në punën e KQZ-së dhe tentim për favorizim të një partie politike”
Mes, tjerash Dushi është shprehur se këto kërcënime do të marrin fund me 14 shkurt.
“Ky kërcënim është shkelje kushtetuese sepse është ndërhyrje në punën e KQZ-së dhe tentim nga një grup politik. Nuk guxojmë të lejojmë që të kemi precedentë të tilla. I garantojmë qytetarët se këto kërcënime do të marrin fund me 14 shkurt”./InLajmi/