Mbi gjysma e zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit dhe zyrtarë të ish-Ministrisë së Integrimit Evropian kanë hyrë në Grevë më 14 janar 2021 dhe kanë vazhduar atë ditën e sotme, përcjell InLajmi.
Kërkesa e vetme e grevistëve është: Anulimi i Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm
dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.
Kjo Rregullore është duke u kundërshtuar për shkak të shkeljeve ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë
procesit të hartimit të saj. Grevistët e vlerësojnë se kjo Rregullore përbën shkelje të shumta
procedurale dhe materiale të legjislacionit në fuqi.
Ata kanë njoftuar se greva do të vazhdojë deri në Anulimin e Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit./InLajmi/