Kandidati për kryeministër nga Partinë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në konferencën se mbajtur sot ku ka folur për përfshirjen e iniciativës së Vjosa Osmanit në listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton InLajmi.
Hoxhaj tha se Osmani aderoj në LVV, dhe se ky është koalicion i karrigeve e posteve e jo për qytetarin.
Ai shtoi se ky koalicion do të mbetet si një fusnotë e turpshme në historinë e Kosovës, përderisa shprehu bindjen se PDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Në vjeshtën e 2019 kishte një koalicion të shpresës i cili në fund të ditës u dëshmua që është një koalicion i shpresave të përmbysura, i manipulimit dhe mashtrimit.
Kandidati për kryeministër nga PDK tha se ky koalicion i shpresës përfundoj në janarin e vitit 2021 si një koalicion i karrigeve e posteve të ndara.
Znj.Osmani thjesht aderoj në LVV, dhe tregoi se ky nuk është koalicion për qytetarë por koalicion për poste për karrige diçka që në të kaluarën të dytë e kanë kundërshtuar si kulturë politike. Nuk kam dëgjuar që kanë vija të përbashkëta programore, nuk kanë propozime konkrete programore”, tha Hoxhaj.
“Unë jam i bindur se vota do të jetë për PDK-në dhe unë do të udhëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës, dhe ky koalicion i karrigeve të ndara do të mbetet si një fusnotë e turpshme në historinë e Kosovës”, tha Hoxhaj.