“Kam ecur nëpër një rrugë të mesme, sepse shumë herët më kishin mësuar se mesi është i artë”.
“Lartësia e bjeshkës “nuk matet me sy”, por “me këmbë!”. Në jetën time kam ecur këmbë, që të “mos më mashtrojnë sytë!”
“Shpresa është “pasuria më e madhe” e atyre që s’kanë asgjë!”
“Ti je ai që të tjerët mendojnë për Ty, e jo ai që mendon për vetën tënde!”
“Asnjëherë nuk kam kaluar në faqën e dytë pa e mësuar të parën! Askush nuk ka mësuar të vrapojë para se të mësojë të ecë!”
“Sillemi me padrejtësi ndaj jetës. Gjysmën e jetës e përmbushim me dëshira, e gjysmën tjetër me paknaqësi për mospërmbushjen e tyre”.
“Kujdes se edhe budallenjtë bëjnë garë: kush është më budalla se tjetri! Edhe budallenjtë bëhen rresht: u prin budallai më i madh!”
“Eshtë politikan i mirë vetëm ai që “bën gjumë të rahatshëm!”.
“Ora nuk është vetëm “për ta mbajtur”, por edhe “për t’iu përmbajtur!”.
“Të vdesësh i ndershëm është më shumë se të jetosh i ndershëm”.