Mund të thuhet pa dyshim se kjo ka qenë një ndër javët më të rëndësishme në jetën e futbollistit të njohur, Oleksandr Zinchenko.
Mbrojtësi i Manchester Cityt ka arritur të sigurojë Evropianin 2020 me kombëtaren e tij Ukrainën pasi shënuan fitore ndaj Portugalisë dy ditë më parë.
Kështu pas sukseseve të shumta, Zinchenko u kthye sërish në stadium, kësaj here për të bërë diçka tejet të veçantë.
Ai i propozoi martesë të dashurës së tij Vlada Sedan, e cila është një moderatore e programeve të sportit.
Ajo tha “Po”, teksa pas këtij momenti, dyshja ndanë men ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe romantike, nga stadium, shkruan telegrafi.
Çifti bën bujë kohë më parë në media, kur në intervistën e dhënë pas ndeshjes Ukrainë-Serbi në rezultat 5-0, Oleksandr Zinchenko e puthi ‘live’ në emision të dashurën e tij, teksa po i jepte asaj intervistë.