Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kreu u partisë së tij Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet dhe se interpertimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në forma të tjera, po bëhet me qëllim që të shkaktohet mjegull.
Konjufca tha se asnjë Gjykatë nuk mund të prek parimet që janë të shkruara në Kodin Penal. Madje ai thotë se “me u çu krejt bota nuk munden me e ndalë Albin Kurti të kandidojë për deputet”.
“Ky ka qenë prej shumë çarqeve një devijim i qellimshëm i thelbit të votimit të Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj që është ngrit prej atyre që dojnë me shkaktu mjegull, se i kanë humb të gjitha betejat tjerat përveç mjegullës si instrument. Tash e kanë vetëm një metodë me luftu VV-në, kjo është pasiguria, shpërndarja e frikës te qytetarët në mënyrë që kështu t’i ç’orentiojnë qytetarët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ketë kurrfar pasoja perveç zgjedhje të reja. Sa i përket Albin Kurtit këtë nuk mund ta vendos Gjykata Kushtetuese, kjo është e pastërt si drita e diellit. Asnjë Gjykatë nuk mundet me prek këtë parim që është i shkruar në çdo Kod Penal të shteteve demokratike”, tha Konjufca në KTV.
“Kush shkon deri në masën për me e prek, qoftë edhe prej KQZ-së këtë parim universal të Kodit Penal, kush thotë që për veprën penale më i rëndësishëm qenka Ligji për Zgjdhjet sesa Kodi Penal ai bën shkelje të rëndë. Kjo shkelje duhet me u trajtu pas disa muajve kur të vijë drejtësia në vend”, shtoi Konjufca.