Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se ai vetë ka mbledhur më shumë vota se vetë partia e tij, përcjell InLajmi.
Ai foli edhe për kundërkandidatin e tij, Naim Bazaj, i cili pritet të kandidojë për kryetar të Drenasit në zgjedhjet lokale.
“Bazaj nuk ka fuqi politike, ka më shumë zhurmë”, ka thënë Lladrovci në T7.
Ai foli edhe për mënyrën e menaxhimit të komunës, me ç;rast theksoi se në Drenas qytetari e merr shërbimin për 2 minuta./InLajmi/