Albena Reshitaj, kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, ka njoftuar sot është aprovuar amandamenteti që ka të bëjnë me përkrahjen e specializantëve, specialistëve dhe infemierëve, të cilët ishin të privuar nga e drejta për paga, përcjell InLajmi.
Ajo theksoi se kanë përkrahur edhe kategorinë e invalidëve të luftës dhe invalidëve civilë për riparimin dhe rregullimin e protezave të nevojshme për ta.
Postimi i plotë i saj:
Para votimit të Buxhetit të shtetit sot mbajtëm mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Në Komision mbështetëm dhe aprovuam amandamentet që kanë të bëjnë me përkrahjen e specializantëve, specialistëve dhe infemierëve, të cilët ishin të privuar nga e drejta për paga.
Gjithashtu përkrahëm kategorinë e invalidëve të luftës dhe invalidëve civilë për riparimin dhe rregullimin e protezave të nevojshme për ta.
Shpresoj që të gjithë deputetët e të gjitha Grupeve Parlamentare të reflektojnë sot dhe të përkrahin amandamentet e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.