KRU “Prishtina” njofton se pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllava ( prej – 6.17 m nën nivelin e kapërderdhjes) dhe Badoci ( – 11.35 m), po vazhdon me furnizim stabil me ujë të pijshëm në tërë zonën e shërbimit.
Siç njofton kumtesa, ndërprerjet e furnizimit me ujë në disa zona, kohën e fundit ndodhën për shkak të dëmtimit të rrjetit të ujit dhe normalisht që deri në sanimin e defekteve , detyrohemi të ndërprejmë edhe furnizimin me ujë të pijshëm.
“Me të gjitha kapacitetet teknike operative, do të mundohemi të ruajmë këtë tempo të furnizimit edhe gjatë festave të fundvitit 2020.
Neve si konsumatorë na mbetet të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm , të paguajmë faturat e ujit dhe të mirëkuptojmë ndërprerjet e ujit kur ndodhin si shkak i dëmtimeve në rrjet”, thuhet në njoftim.