Avancimi i teknologjisë çdo ditë e më shumë ka thjeshtësuar shumë artit e të shkrepurit fotografi, mirëpo e meta kryesore e fotografisë është efekti i syve të kuq, transmeton InLajmi.
Ky efekt në fotografi nuk akoma nuk ka avancuar dhe në momentin kur është errësirë ose fotografitë shkrepen me ‘blic’, sytë akoma dalin në fotografi të kuq.
Por, çfarë e shkakton këtë efekt interesant?
Në ambiente me pak dritë, bebëzat e syrit rriten për të lejuar dritën të depërtojë në sy. Kur drita futet në sy, bebëzat nuk kanë shumë kohë për t’u shtrënguar.
Prandaj, sasia e dritës që futet në sy i reflekton enët e kuqe të gjakut të koroidit që është një shtresë lidhëse e indeve që gjendet në pjesën e pasme të syrit.
Kur drita apo ‘blici’ i kamerës e ndriçon retinën e mbushur me gjak, kjo rezulton në efektin e syve të kuq.
Arsyeja se përse keni sy të kuqe mund të jetë se shikoni direkt në lentet e kamerës. Këtë efekt mund ta eliminoni vetëm duke shikuar në një poç elektrik pak momente para se të dilni në fotografi.
Për ta zvogëluar efektin e syve të kuq, shumica e kamerave moderne paraprakisht dërgojnë dritë para blicit final, gjë që i jep kohë të mjaftueshme bebëzave të shtrëngohen dhe adaptohen.
Intensiteti i reflektimit dallon nga personi në person, varësisht nga madhësia e bebëzave, mosha dhe ngjyra e syve të individit.
Si ta parandaloni që të mos dalin sytë e kuq në fotografi?
Disa nga triqet që sa herë të shkrepni fotografi të mos të dalin syt e kuq janë këto:
Mos shikoni drejtpërdrejtë lentet e kamerës dhe nëse mundësi para se ta shkrepin foton ta lëvizin shpejt kamerën tek një objekt tjetër afër jush.
Përmirësoni ndriqimin në dhomë pasiqë në dhoma të errëta bebzat e syrit janë më të zgjeruara dhe në këto raste blici mund të kap skuqje në sytë tuaj, shkruan goodeyes.com
Zhvendosni blicin dhe lenten më larg. Kjo metodë nuk funksionon për smartfonë ose kamerat me flash të brendshëm, por nëse jeni duke përdorur një aparat fotografik me një blic të jashtëm, mund ta zhvendosni njësinë e blicit nga trupi i kamerës për të minimizuar problemin e syve të kuq./InLajmi/