Peja e mposhti si mysafir Trepçën

0
SHPERNDARJE
7
PAMJE

Peja ka shënuar fitoren e 5-të në 5 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion në Prince Caffe Superligë.

Pejanët kanë mundur si mysafir Trepçën 58:72 (17:14, 13:16, 9:21, 19:21) në ndeshjen e mbetur të xhiros së 5-të.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar me vendasit që u treguan paksa më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 17:14. Por, verdhezinjtë i përgjigjen në periodën e 2-të 13:16 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 30:30.

Dallimi u bë në periudhën e 3-të, ku pejanët fituan 9:21 dhe epërsinë e krijuar e ruajtën deri në fund për të triumfuar 58:72, duke mbetur skuadra e vetme në Superligë me pesë fitore, kurse mitrovicasit kanë 2 fitore dhe 3 humbje, shkruan Telegrafi.

Te Trepça u dalluan Kalin Fisher me 19 pikë dhe Burim Zekiqi me 12, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 18 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime dhe Amel Kuljuhoviq me 12 pikë e 10 kërcime.

 

Të ngjajshme Postime

Postimi tjetër

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.