Thellësitë e oqeaneve kanë shumë të panjohura, por megjithatë, nga ajo që kemi mundur të mësojmë dhe të shohim deri tani, kemi dalë në përfundimin se janë të mrekulleshëm. Shembulli i fundit janë fotografitë e realizuara nga persona të ndryshëm, pjesëmarrës në konkursin prestigjioz “Ocean Photography Awards 2020”.
Nadia Aly fitoi çmimin e parë me fotografinë e një grupi raxhash, një peshk që futet në familjen e peshkaqenëve, duke notuar në brigjet meksikane.
Nga 100 pjesëmarrës, fotografia e saj ishte më e bukura, e vlerësuar e tillë në ceremoninë e zhvilluar të enjten, shkruan A2CNN.
Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë disa nga fotografitë më të mira.