Kryeministri Avdullah Hoti, duke diskutuar për Mini-Shchengenin ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë Kosova është munduar ta forcojë subjektivitetin e vet ndërkombëtar, raporton InLajmi.
Ai ka thënë se zotimi për bashkëngjitje në Mini-Schengen duhet parë si përpjekje për të forcuar bashkëpunimin rajonal.
Hoti ka thënë se Kosova do të jetë bashkëpunëtore e plotë duke ruajtur çdo interes të saj.
“Kosova do të ketë pjesën e saj të autorësisë përgjatë procesit të aranzhimeve duke u përkujdesur që gjithçka të jetë në harmoni me ligjet e Kosovës. Në Shtëpinë e Bardhë ne jemi pajtuar që do të jemi bashkëpunëtor në këtë nismë”, ka thënë ai./InLajmi/