• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 13 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Eulex-i: Kosova rreth shqyrtimeve të profileve të larta në gjyqësor mbetet proces i ngadalësuar

J G nga J G
9 October 2019
në Kosovë
0 0
0
Eulex-i: Kosova rreth shqyrtimeve të profileve të larta në gjyqësor mbetet proces i ngadalësuar
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

EULEX-i ka prezantar dje para kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, zëvendës-kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arben Ismajli, drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i cili përfaqësonte Ministrinë e Drejtësisë dhe përfaqësuesve të Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE dhe Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, raportin e tretë me gjetjet nga monitorimi sistematik dhe tematik në gjyqësorin e Kosovës.

Gjatë prezantimit të këtij raporti, u.d. shefi i EULEX-it, Bernd Thran, tha se monitorimi i thuktë i rasteve të përzgjedhura ka dëshmuar të jetë një mjet efektiv për vlerësimin e përputhshmërisë së sistemit të drejtësisë vendase me legjislacionin e Kosovës dhe standardet për të drejtat e njeriut.

“Puna e këtij Misioni në këtë fushë është e trefishtë: së pari, ne i identifikojmë trendet dhe dukuritë që ndikojnë në funksionimin e gjyqësorit; së dyti, ne japin rekomandime të cilat janë të përfshira në raport dhe së treti, aty ku është e mundur, hartojmë dhe zbatojmë projekte në bazë të zbrazëtirave të identifkuara për adresimin e këtyre gjetjeve. Një shembull për këtë është seminari i organizuar kohëve të fundit për fuqizimin e kapaciteteve të prokurorëve specialë dhe zyrtarëve ligjorë për ndjekjen penale të rasteve të terrorizmit,” – tha Thran, duke shtuar se: “Është me rëndësi që EULEX-i vazhdon të punojë krah për krah me institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit ngase ne e kemi synimin e njëjtë: ta bëjmë sistemin e drejtësisë të qasshëm për secilin dhe të besueshëm për qytetarët”, ka shkruar/koha.net/.

Gjatë prezantimit të gjetjeve të këtij raporti, udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Rasteve, Hubert van Eck Koster tha se EULEX-i ka vërejtur një trend pozitiv nëpër seancat dëgjimore nëpër gjykata, të cilat i ka monitoruar, me një rritje të dukshme të seancave dëgjimore produktive kundrejt atyre joproduktive. Duke komentuar rreth ritmit të shqyrtimit të rasteve të profilit të lartë të cilat më parë janë trajtuar nga EULEX-i, Van Eck Koster theksoi se ai “në përgjithësi mbetet i ngadaltë”.

Ky raport, i cili është vazhdimësi e dy raporteve të ngjashme të publikuara më herët gjatë këtij viti nga ana e EULEX-it në kuadër të Iniciativës “Drejtësia 2020”, përfshinë gjithashtu rekomandime të përshtatura për trajtimin e çështjeve të identifikuara përmes monitorimit të thuktë nga EULEX-i.

“Ky është një raport i mirë. Sipas gjetjeve që janë përfshirë aty, shihet se ka progres”, tha Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, duke e theksuar rëndësinë e faktit se raporti po ashtu përfshinë rekomandime konkrete për mënyrën e trajtimit të sfidave që kanë mbetur.

Zëvendës-kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arben Ismajli, e përshëndeti raportin, “i cili përfshin një numër të rekomandimeve të drejtpërdrejta për avancimin e sistemit prokurorial të Kosovës.”

Në përmbyllje të prezantimit, u.d. shefi i EULEX-it tha: “Shpresojmë që gjetjet dhe rekomandimet e përfshira në këtë raport do të jenë mjet i dobishëm në dispozicion të institucioneve të Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit, kryerjen e reformave dhe të jenë vazhdimësi e përpjekjeve të kaluara dhe aktuale për përmirësimin e sistemit të drejtësisë.”

Njësia e EULEX-it për Monitorimin e Rasteve e bën vlerësimin e funksionimit të gjyqësorit të Kosovës në aspektin e përputhshmërive procedurale, ligjore dhe të drejtave të njeriut. Vlerësimi kryhet përmes monitorimit të thuktë sistematik dhe tematik të rasteve të përzgjedhura penale dhe civile, përfshirë, rastet e profilit të lartë dhe rastet që më parë janë trajtuar nga EULEX-i. Ky Mision e monitoron tërë zinxhirin e sistemit të drejtësisë penale, përkatësisht në nivelin e policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit.

Postimi i mëparshëm

Të helmuar 60 nxënës në Shkodër, mësohet arsyeja

Postimi tjetër

Sipas Stefanoviq, Kosova e ka të pa mundur pranimin në Interpolin

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale

13 May 2025
Rreth 40 % e studentëve të infermierisë duan të largohen nga Kosova nëse nuk gjejnë një vend pune pas diplomimit
Kosovë

Rreth 40 % e studentëve të infermierisë duan të largohen nga Kosova nëse nuk gjejnë një vend pune pas diplomimit

12 May 2025
Mot me diell dhe vranësira në Kosovë
Kosovë

Mot me vranësira e intervale kohore me diell

12 May 2025
Vëllezërit Shantiri lumturuan shumë invalid
Kosovë

Vëllezërit Shantiri lumturuan shumë invalid

11 May 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje
Kosovë

Raportohet se disa motoçiklistë në Gjakovë shfaqën simbole nacionaliste, deklarohen nga Policia

11 May 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell orëve të paradites, ndërsa pasdite pritet të ketë shtim të vranësirave

11 May 2025
Postimi tjetër
Sipas Stefanoviq, Kosova e ka të pa mundur pranimin në Interpolin

Sipas Stefanoviq, Kosova e ka të pa mundur pranimin në Interpolin

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 13 maj ndër vite?

13 May 2025
Qumështor special me kanellë – Receta me ëmbëlsi të lehtë

Qumështor special me kanellë – Receta me ëmbëlsi të lehtë

13 May 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale

13 May 2025
Të përthithësh emocionet e të tjerëve, a të ka ndodhur ndonjëherë ty?

Të përthithësh emocionet e të tjerëve, a të ka ndodhur ndonjëherë ty?

13 May 2025
Të shtëna armësh në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, policia në vendngjarje

Të shtëna armësh në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, policia në vendngjarje

13 May 2025
Abdixhiku për ftesën e presidentes: E mirëpresim secilën mundësi në funksion të daljes nga kjo gjendje

Abdixhiku për ftesën e presidentes: E mirëpresim secilën mundësi në funksion të daljes nga kjo gjendje

12 May 2025
ZRRE: Ne jemi të pavarur, Qeveria mund të ndikojë në uljen e faturave duke i subvencionuar konsumatorët

ZRRE: Ne jemi të pavarur, Qeveria mund të ndikojë në uljen e faturave duke i subvencionuar konsumatorët

12 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu