Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ndryshoi disa nga masat e marra për mos përhapjen e koronavirusit, përcjell InLajmi.
Një nga masat e reja ishte që gastronomia të punoj deri në ora 23:30 por, muzika në lokale duhet të ndalet në ora 21:00.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Shoqatës së Muzicientëve të Kosovës, të cilët kanë reaguar përmes një postimi në Facebook.
Ata kanë publikuar një fotografi ku shkruhet “Muzika nuk vret”, kurse në përshkrim shkruhet “Stop diskriminimit”./InLajmi/